Lëndohet Mario Gomez, 2-3 muaj jashtë

Lëndim i rëndë në gju i sulmuesit gjerman Mario Gomez. Ai këtë lëndim e pësoi gjatë ndeshjes Fiorentina-Cagliari.
Analizat e para thonë se sulmuesi gjerman ka një ndrydhje të gjurit dhe pjesërisht të ligamenteve. Lojtari do t'i nënshtrohet testimeve të mëtejshme dhe mediat italiane raportojnë se ekziston frika se të paktën 2-3 muaj do të qëndrojë jashtë fushës së blertë.
"Unë jam i shqetësuar për Gomez edhe pse kjo nuk është shumë serioze. Thjesht jam i zhgënjyer", u shpreh i zeëruar trajneri Montella./indeksonline/