E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rodgers: Nuk na duhen egoistët

Brendan Rodgers i ka idetë e qarta. Tekniku i Liverpulit tha dje se skuadra nga “Anfield Road” nuk varet nga asnjë lojtar.

“As Luis Suarez dhe as Daniel Sturridge nuk janë lojtarët tanë kryesorë. Ky nuk është një klub që ka vend për lojtarë egoistë. Liverpuli është një skuadër ku lojtarët presin të mësojnë se ku do të luajnë. Ne nuk përkëdhelim askënd. Ne thjesht ofrojmë një vend pune”, – u shpreh Roxhers.

Numri një i pankinës të The Reds i dha këto deklarata vetëm një ditë para ndeshjes së radhës për Liverpulin, që do të sfidojë sot Swansean në transfertë./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›