Leo Di Caprio shpezon 3 milionë dollarë për shampanjë

Leo Di Caprio nuk ka pyetur për shpenzime, me synimin për te festuar sa më mirë ditëlindjen e tij. Fundja, ai është një nder më të paguarit e Hollyëood-it, prandaj nuk kishte si të mos festonte në mënyrë luksoze e të çmendur 38-vjetorin e tij.
Aktori ka realizuar një festë nga ato të vështirat për t'u harruar nga ana e të ftuarve. Mjafton të përmendet fakti që ofroi plot 3 milionë dollarë shampanjë të markave prestigjoze të krijuara nga Jean-Jacques e Alexandre Cattier, pjesëtarë të famshëm të dinastisë që e prodhon pijën që prej vitit 1763.
Fillimisht ai ka porositur 18 shishe, ndërsa me vonë ka kërkuar edhe 7 të tjera, aq sa ka mbaruar edhe rezervat e lokalit, natyrisht duke bërë të lumtur si kurrë më parë pronarin. Mes të pranishmeve në festë kanë qenë yje të kalibrit të Beyonce bashkë me të shoqin Jay-Z, Robert De Niro, Cameon Diaz e shumë të tjerë /Indeksonline/.