E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lady Gaga e dashuron Michael Jackson-in

Dje kanë dalë në ankand shumë nga kostumet dhe aksesorët e mbretit të pop-it Michael Jackson. Një pjesë e tyre janë blerë nge një tjetër yll botëror i muzikës.

Lady Gaga i dashuron maskimet. Së shpejti mund ta shihni tërësisht ndryshe dhe pse jo të veshur me një prej veshjeve të Michael Jackson-it? Dje në mbrëmje ajo ka blerë për mijëra euro kostume dhe aksesore skene të mbajtura nga mbreti i pop-it, i cili ndërroi jetë në qershor të 2009-ës.

Gaga ka konfirmuar në llogarinë e saj në Tëitter se kishte në zotërim 55 pjesë. Sipas drejtuesit të ankandit, veshja që Michael Jackson-i mbante në turneun “Bad” është shitur për 240.000 dollare ose 184.204 euro. Ndërkohë, dy dorashka të zbukuruara me kristale janë shitur për 76.751 euro secila.

Shitja e veshjeve dhe aksesorëve të këngëtarit të madh kanë mbledhur gjithsej 3,8 milion euro. Një pjesë e tyre do t’i jepen shoqatës së qenëve që shoqërojnë të verbërit dhe azileve Nothan Adelson në Las Vegas. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›