E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leona Lewis : ‘Do të pozoja nudo vetëm për kafshët’

Këngëtarja britanike Leona Lewis për herë të parë foli për romancën e ndërprerë gjatë vitit 2010. "Problemet lindin kur lidhja shkon keq, dashuria bëhet e keqe, destruktive, dhe as ti e as ai nuk mund ta ndërpritni, por ju e dini se duhet," tha bukuroshja Leona dhe pranoi se zemrën e saj po e shëron duke shkruar tekste.

Ajo pohoj se do të pozonte lakuriq, por vetëm për ndonjë arsye të mirë. "Nuk do ta bëja këtë për ‘Playboy’, por po për PETA-n shkaku se në këtë shoqatë unë besoj".

Mediat britanike kohët e fundit kanë shkruar se këngëtarja 27-vjeçare pas shkëputjes së lidhjes 10-vjeçare me menaxherin e muzikës, Lou Al-Chamaa, ajo së fundi ka nisur të shoqërohet me këngëtarin e bendit “One Direction”, Liam Payne, për të cilin ylli i hitit “Bleeding Love” thotë se e ka vetëm shok të ngushtë dhe se mes tyre nuk po lind ndonjë romancë.

Vlen të theksohet se Leona aktualisht kia finalizuar punët rreth albumit të saj më të ri “Glassheart”, i cili pritet të publikohet më 14 tetor të këtij viti.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›