E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo: Asnjë problem me Ronaldinjon

Leonardo zhvesh kostumin e trajnerit dhe vesh atë të avokatit mbrojtës për Ronaldinjon: “Është e vërtetë që nuk po luan si para tre vitesh, por ne të gjithë po përpiqemi ta sjellim atë dhe gjithë të tjerët në formën më të mirë. Sidoqoftë, unë nuk kam asnjë problem me të.”

Sipas një të përditshmeje, presidenti Berluskoni ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitjet e brazilianit. “Është e drejtë që një president të presë më të mirën nga një lojtar që ka fituar “Topin e artë”,”- shtoi Leo.

Sidoqoftë, është në dyshim grumbullimi i ish-lojtarit të Barcelonës në ndeshjen kundër Bolonjos të dielën. Leonardo do vendosë nëse do ta grumbullojë apo jo pas stërvitjes së pasdites.

Trajneri kuqezi ka besim dhe u ka kërkuar të tijve një ndeshje të bukur, si ajo e mesjavës ndaj Marsejës, seps sipas tij, nuk mund të luash një ndeshje të mirë dhe menjëherë pas saj një të keqe.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›