E Diel, 1 Nëntor 2026

Mijëra muslimanë festojnë sot Bajramin e Madh

Që në mëngjes, besimtarët e shumtë të kësaj feje u janë drejtuar xhamive për të falur Bajramin e Madh. Në Tiranë, mijëra besimtarë kanë zgjedhur sheshin “Skënderbej” për të falur namazin e Bajramit dhe më pas kanë uruar njëri-tjetrin për festën e tyre.

Kjo festë, vjen pas 30 ditë agjërimi ku besimtarët kanë ndërprerë udhqimet përgjatë këtyre ditëve, për të falenderuar Zotin. Ky është muaji i begatisë, qetësisë shpirtërore, gëzimit të zemrave, që për muslianët është më i rëndësishëm se të gjithë muajit e tjerë.

Sipas muslimanëve, Ramazani është muaji i sakrificës dhe devotshmërisë ndaj Allahut.  Fiter Bajrami, vjen nga arabishtja dhe në origjinal i thuhet fitre, që ka kuptimin e foshnjës që sapo ka dalë në jetë.

Në doktrinën islame, nuk pranohet mëkati i trashëguar. Përkundrazi, njeriu lind i pastër (pra fitre), e jeta më pas i kalon në trazime si pasojë e gjynaheve që janë të pashmangshme për nga natyra njerëzore, ndërsa me anë të besimit në Zot, këto gjynahe zvogëlohen e pastrohen me pendim e lutje.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›