Leonardo Marsi nje muaj vendimtar

Marsi – “3-4 ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për fatin e të gjithë këtij sezoni dhe njëkohësisht, do të japin përgjigje të rëndësishme. Shkurti dhe marsi përcaktojnë gjithmonë se kush do të jetë në gjendje të luftojë deri në fund në kampionat”.
Bayern – “Nuk mund të jemi të kënaqur nga humbja, por çështja e kualifikimit mbetet ende e hapur. Megjithatë, do të mendojmë për ndeshjen e kthimit kur të vijë momenti, pasi tani është Sampdoria dhe nuk do të jetë aspak e lehtë”.
Pazzini – “Ka arritur të krijojë një impakt të menjëhershëm në skuadër dhe ndeshja me Sampdorian do të jetë shumë e veçantë për të, pasi kthehet në një fushë nga e cila ruan kujtime shumë të bukura. Duke njohur historinë e tij, pres që ish-tifozët e tij t’a presin mirë”.
Milan – “Ndeshja Milan-Napoli do të jetë midis vendit të parë dhe të dytë. Një barazim mund të na interesojë, por është e qartë që edhe nëse Milani do të humbë, përsëri nuk do të jetë një rezultat përcaktues”.