E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakaj, sot debutimi me Dinamon e Bukureshtit

TIRANE-Elis Bakaj do të debutojë sot me skuadrën e tij të re, Dinamon e Bukureshtit. Kjo e fundit do të luajë në transfertë ndaj Sportul Stud., ekipi që mban vendin e fundit në renditje. Për Bakajn mbetet ende e paqartë nëse ai do të jetë në fushë nga minuta e parë apo jo, por trajnerin Ionadis do t'i japë disa minuta, duke parë edhe dobësinë e kundërshtarit. Elis Bakaj kaloi në muajin janar te Dinamo e Bukureshtit, duke u bërë pasuesi i Sulejman Demollarit në klubin e famshëm rumun.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›