E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo motivon Ronaldinjon: Pres shumë prej tij

Numri një i pankinës së Milanit vlerëson rëndësinë e tre fitoreve rresht. Sipas tij, skuadra është në rugën e duhur: “Ekipi është në duart e lojtërëve, ata kanë gjithë mjetet dhe entuziazmin e nevojshëm për ta çuar skuadrën përpara”.

Pastaj flet edhe për formacionin që do të hedhë në fushë në mesjavë. Pato dhe Ronaldinjo i interpretuan mirë mekanizmat e skuadrës. Por unë pres akoma më tepër nga Ronaldinjo. Është më mirë se më parë, por ende jo aty ku duam ne. Mund të jetë edhe më vendimtar”, nënvizoi Leonardo.

Përpara është ndeshja me Napolin, një skuadër që braziliani e vlerëson: “Ata po kalojnë një moment të mirë, kanë entuziazmin e nevojshëm. Do të gjejmë një “San Paolo” të mbushur plot dhe një skuadër që do të kërkojë patjetër rezultatin pozitiv. Por ne kemi motivimin e duhur për t’ia dalë mbanë”, përfundoi Leo.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›