DASH: Shqipëria respekton besimet fetare
Por, raporti thekson gjithashtu se Komuniteti Musliman Shqiptar, ka kohë që ka kërkuar ndërtimin e një xhamie të re në Tiranë, mbi një pronë të vetën, e cila i është kthyer me vendim qeverie.
Megjithëse kërkesa është bërë prej vitesh por edhe gjatë këtij viti, raporti thekson se kërkesa mbeti në shqyrtim nga Bashkia e Tiranës duke mos i dhënë leje për ndërtimin e këtij kulti fetar. Raporti thotë se nuk ka ligj për ndalimin e simboleve fetare. Gjatë periudhës së raportimit, tre nxënëse nga gjimnazet publike u ndaluan të mbanin shami në orët e mësimit.
Gjithashtu, raporti vë re se politika nuk ka pasur ndërhyrje në komunitetet fetare, por problem mbeten pronat. Sipas raportit, ngelet ende problem çështja e pronave, në këtë drejtim pretendimet e tre komuniteteve më të mëdha nuk janë zgjidhur. Si çështje e mbetur pezull janë edhe kërkesat e komuniteteve kristiane për kthimin e ikonave dhe dorëshkrimeve që janë marrë nga rregjimi komunist.