Leonardo pranon gabimet: Milani, pafat me Lacion
Trajneri i Milanit, Leonardo thekson se skuadra e tij nuk arriti dot qe te marre tre pike ne ndeshjen e fundit me ekipin e Lacios, per faktin e vetem se nuk kishte fat ne loje, por pavaresisht barazimit dhe mundesise se humbur qe te afrohej me kreun e klasifikimit, kuqezinjte nuk do te heqin dore nga synimi i tyre i larte, qe eshte titulli kampion. Braziliani u shpreh se gara mbetet e hapur, ndonese kuqezinjte nuk perfituan aspak nga humbja e skuadres kryesuese, Interi, qe e pesoi ne ndeshjen e fundit me ekipin e Romes. "Tre ndeshjet e fundit te Milanit, kane rezultuar te veshtira dhe sot per shembull kam shume pak per te thene per skuadren time, - theksoi Leonardo -ne mund te kishim fituar ndeshjen e fundit pasi edhe shanset per te fituar i patem te medha me rastet e krijuara gjate lojes". Borrielo shenoi nga pika a bardhe, ne pjesen e pare te ndeshjes me Lacion, por miqte barazuan shifrat pak minuta me tej dhe perpjekjet e kuqezinjve, per te barazuar shifrat nuk dhane asnje rezultat. "Duhet te kishim bere me shume ne kete ndeshje, por mendoj se na mungoi fati qe nuk ishte ne anen tone gjate ndeshjes. Ne kemi pasur me shume shanse gjate sezonit dhe mendoj se skuadra e ka fituar maturine e duhur ne loje. Kur disa lojtare i mungojne ekipit tone, ne e ndiejme mungesen e tyre. Kemi ndryshuar shume gjera dhe eshte bere me e veshtire qe te marrim me te miren e mundshme. Mes ekipeve te Romes dhe Interit besoj se ne mund ta fitojme titullin kampion ne Itali. Ky eshte nje edicion me konkurrence te larte. Do te kete edhe shume surpriza, cka mund te favorizojne ekipin tone", - perfundon Leonardo.