E Diel, 1 Nëntor 2026

Platini: Futbolli italian, me shume fjale se vepra

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini ka kritikuar kampionatin italian se ka pasur me shume diskutime se rritje te cilesise, gjate viteve te fundit, gje qe ka sjelle edhe nje fare deshtimi te ekipeve te Seria A, ne kompeticionet evropiane. "E lashte Italine rreth 25 vite me pare dhe akoma nuk e di, nese ka pasur rritje te sportit atje", - theksoi Platini. Ish-fantazisti i Juves eshte perpjekur qe te shpjegoje kolapsin e "Zonjes se Vjeter", gjate ketij edicioni, si dhe vleresoi nga ana tjeter trajnerin e Interit, Hoze Murinjo. "Mendoj se Juventusi do te ngrihet me lehtesi", - shtoi ai. "Sa per ekipin e Interit, nuk mund te parashikoj ne te vertete se cila skuader do te fitoje ne fund te gares titullin kampion, por mund te them se Murinjo eshte vertet nje trajner i shkelqyer", - perfundoi presidenti i UEFA-s, Mishel Platini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›