Leonora Jakupi kopjon serbët

Tuna zhduket nga skena
Duket se këngëtarja nga Maqedonia ka zgjedhur të pushojë ose të merret me ndonjë provim të saj, pasi që kohëve të fundit ajo nuk është duke u paraqitur shumë në skenë. Pas ndarjes së saj nga anëtari i grupit “Skillz”, Ledri Vula, këngëtarja shumë pak është parë nëpër ekran. Më parë është thënë se Tuna po punon më shumë për studimet e saj, por edhe kjo duket se ishte vetëm një thashetheme e radhës, pasi që, sipas disa burimeve, këngëtarja më shumë është duke kaluar kohën me qenin e saj sesa duke u marrë me karrierë.
“Troja” paralajmëron albumin e ri
Grupi i njohur i rrokut, “Troja”, ka paralajmëruar albumin e ri në ueb-faqen e tyre troja-ks.com dhe në myspace.com/trojaban.com. Ende nuk dihet se kur do të lancohet albumi i tyre në treg, por nga sa flitet deri tani, në album do të përfshihen 16 këngë. Mësohet se këngët më të njohura do të jenë “Nuk po mujna ma”, “Jena na” dhe “Nina Nana”. Momentalisht “Troja” është duke miksuar këngët për albumin e dytë, si dhe montazhin për videoklipin e katërt me radhë. “Troja” është formuar si grup në vitin 1990. Anëtarët e grupit janë Bujar Berisha (vokal), Florent Bajrami (kitarë), Ismail Beqaj (bas kitarë), Violand Shabani (bateri).