Leonora: Rita e bën flamurin më të bukur

Këngëtarja Rita Ora, tashmë është ndër artistet më të vlerësuara në tregun muzikor evropian, ndërsa në vendlindjen e saj, të gjithë ndihen krenar me suksesin që ajo ka arritur.
Nuk bën perjashtim as Leonora Jakupi, e cila ka bërë të ditur se e pëlqen shumë Ritën, e veçanërisht videoklipin ''Shine ya light'', i cili është xhiruar në Prishtinë.
"Jam stepur kur e kam parë videoklipin për të parën herë, thjeshtë jam mahnitur. Në Ritën, edhe flamuri i Kosovës duket më i bukur dhe ka filluar të më pëlqejë më shumë'', ka thënë Jakupi, gjatë një interviste për mediat në Kosovë. Ajo e ka vlerësuar këngëtaren e re, si ''krenaria e kombit''. /Indeksonline/