E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leposaviç, digjet makina e një polici serb

Në pjesën veriore të Mitrovicës është djegur makina e Zoran Radunoviçit, pjesëtar serb i Policisë së Kosovës.

Lajmi bëhet publik nga mediat kosovare të cilat citojnë burime nga policia e Kosovës. 

“Bëhet fjalë për zjarrvënie në një automjet civil, pronë private e një pjesëtari të Policisë së Kosovës, i punësuar si zëvendëskomandant i policisë kufitare në portën 1 në Jarinë. Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Leposaviç, ndërsa rasti është regjistruar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Hoti.

Policia e Kosovës tani për tani  është duke hetuar shkaqet e sulmit dhe për identifikimin e autorëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›