E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo: Merituam fitoren

Trajneri i Interit, Leonardo ishte shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren prej 4-1 ndaj Bolonjës.

“Ne e dimë se çfarë jemi duke bërë tani dhe se si duam të luajmë. Ne jemi duke fituar ndeshje të komplikuara të cilat më parë i kemi humbur. Ne luajtëm mirë dhe merituam fitoren”.

“Ndonjë problem? Ndoshta ndërprerjet, por mendoj se ishte koincidencë ai gol i pranuar edhe pse gjithmonë ekziston rreziku në zonë. Sidoqoftë, ne kemi pranuar shumë gola nga ndërprerjet”.

“Nuk e di nëse Milani ka frikë tani. Titulli? Pasi kemi humbur gjithë ato ndeshje ne duhet të vazhdojmë të fitojmë si sot kur u përballëm me një Bolonja të fortë”, u shpreh Leonardo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›