E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leshimet e Asadit manover per te fituar kohe

Bashar al-Asad eshte dorezuar para presioneve te medha ndaj regjimit te tij. Ai ka pranuar planin e Liges Arabe qe ne Siri te dergohen vezhgues te huaj per te konfirmuar te dhenat per dhune vrasje masive terheqjen e ushtrise nga qytetet dhe lirimin hap pas hapi te burgosurve politike.

Gjest i cili te ben te dyshosh

Por ky nuk eshte asgje me shume se nje gjest gatishmerie per bashkepunim. Diktatori po luan me letren e kohes sic ka bere edhe ne disa muajt e fundit prej fillimit te luftes se pergjakshme per pushtet. Manovra taktike eshte shume e tejdukshme. Asadi u detyrua ta beje kete pas sinjaleve te fundit nga Moska se Rusia dhe Kina do te mund ti jepnin fund ne Keshillin e Sigurimit bllokades se rezolutave kunder Sirise. Propozimi rus i nje projektrezolute ku megjithe faktin se perleshjet e pergjashme quhen si konflikte mes forcave te sigurise dhe grupeve te armatosura paraqet per Damaskun nje rrezik se ceshtja e Sirise mund te internacionalizohet. Me pare Asambleja e Pergjithshme e OKB-se ka denuar dhunen brutale te regjimit te Sirise kunder demonstruesve. Kete te merkure 21.12.2011 skadon edhe ultimatumi i fundit i Liges Arabe.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Daniel Scheschkewitz komenton

Por as Asadi dhe as fqinjet arabe nuk duan qe ti merret nga dora mundesia e zgjidhjes se konfliktit. Vendet fqinje te Sirise si Iraku Jordania dhe Libani nuk jane te interesuara te zbatojne sanksione - per shkak te interesave te tyre ekonomike. Izraeli ka frike nga mundesia qe gjerat te dalin jashte kontrollit. Shume shqetesuese per Izraelin jane mendimet se raketat siriane dhe armet berthamore mund te perfundojne ne duart e ekstremisteve dhe terroristeve.

Shtohet rreziku nga lufta qytetare

Megjithate Asadi nuk eshte me i sigurt ne karrigen e tij. Rezistenca ne vend po shtohet dhe po tregohet gjithnje e me e organizuar. Gjithnje e me shume qeveri te huaja - nder to edhe ajo amerikane - po e njohin Keshillin Kombetar te Sirise si perfaqesues legjitim te levizjes opozitare dhe me te po vendosen raporte te caktuara diplomatike. Keshilli ne fundjaven e kaluar ka mbajtur nje takim ne Tunezi dhe eshte keshilluar per masat qe duhen ndermarre. Per here te pare eshte trajtuar edhe mundesia e futjes se ndalimqarkullimit te avioneve mbi kete vend - si mase per mbrojtjen e civileve.

Regjimi i Asadit nuk po ia del perkunder dhunes masive qe ti jap fund kryengritjes ne vend. Si faktor i ri ne luften per pushtet tani po paraqitet nje numer jo i vogel i dezertoreve nga ushtria siriane. Ne disa raporte te pakonfirmuara thuhet se disa qindra dezertore i jane bashkangjitur Armates Siriane per Liri ne jug te vendit dhe po luftojne me arme kunder njesive te regjimit. Nga dita ne dite po shtohet rreziku qe ne Siri te shkallezoje nje lufte e gjate dhe e pakontrollueshme qytetare.

Asadi po perpiqet qe me manovra taktike te shpetoje nga goja e ujkut. Ne kete menyre ai ndoshta do te fitoje kohe ne qarqet nderkombetare por kjo nuk do te dobesoje rezistencen e kryengritesve brenda vendit te tij. Per kete ai realisht duhet te heqe dore nga pushteti. Asgje tjeter nuk ndihmon vetem vonon.

Autor Daniel Scheschkewitz

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›