E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia do te krijoje Unionin Euraziatik

Rusia aktualisht po krijon nje aleance te re me ish republikat sovjetike. Projekti i integrimit quhet Bashkimi Euroaziatik dhe duhet te funksionoje sipas modelit te Bashkimit Evropian. Si vende themeluese veprojne Rusia Bjellorusia dhe Kazakistani presidentet dhe kryeministrat e te cilave u takuan te henen 19.12. ne Moske.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift BE sherben si orientim per Unionin Euroaziatik

Nje Bashkim Euro-Aziatik konsiderohet si nje ceshtje me prioritet te madh per kryeministrin aktual rus dhe kandidatin e per zgjedhjet e ardhshme presidenciale Vladimir Putin. Nuk behet fjale per rikthimin apo imitimin e Bashkimit Sovjetik shkruante ai ne tetor 2011 ne nje artikull te botuar ne gazeten Izvestia. Propozimi i Putinit Modeli i nje bashkimi te ri te forte mbinacional i cili mund te behet nje nga polet e botes moderne dhe mund te luaje rolin e nje lidhjeje efektive mes Evropes dhe rajonit dinamik te Azi-Paqesorit. Rusia angazhohet ne radhe te pare tek keto vende me oferten per perfitime ekonomike sic eshte gazi me cmim te lire.

Integrim i ri i vjeter

Propozimet e Putinit nuk jane te reja. Pas shperberjes se Bashkimit Sovjetik ka pasur disa perpjekje per te ruajtur lidhjet ne mes te ish republikave sovjetike. Shembulli me i njohur eshte Bashkesia e Shteteve te Pavarura GUS e themeluar ne dhjetor te vitit 1991. Vezhguesit besojne nderkohe se ky bashkim tani ka deshtuar. Megjithate ai sherben ende si platforme per takimet e krereve te shteteve si tani takimi me 20 dhjetor ne Moske. Kritiket ankohen megjithate se GUS nuk mund te tregoje ndonje sukses te rendesishem ne fushen e integrimit. Ketu duhet bere nje perjashtim kur flitet per Marreveshjen e Tregtise se Lire te nenshkruar ne tetor te vitit 2011 nga tete shtete. Ne zgjidhjen e konflikteve politike GUS eshte treguar si joefektive ky eshte mendimi qe dominon tek ekspertet. Lufta ruso-gjeorgjiane ne vitin 2008 nuk u arrit te evitohet nga kjo organizate. Pastaj Gjeorgjia u largua nga GUS-i.

Po ashtu me shume ne leter se sa ne praktike nga viti 2003 ekzsiton edhe ideja per nje hapesire te perbashket ekonomike eR ne mes te tri republikave sllave Rusise Bjellorusise Ukraines dhe Kazakistanit ne Azine Qendrore. Tani kjo oranizate duhet te rigjallerohet por me sa duket pa Ukrainen e cila ne vend te kesaj angazhohet per nje integrim ne Bashkimin Evropian.

Evropa si model

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vladimir Putin per uljen e cmimit te gazit

Me 1 Janar 2012 ne fuqi hyn nje rregull i ri per hapesiren e perbashket ekonomike mes Rusise Bjellorusise dhe Kazakistanit. Te tre vendet kane formuar qysh ne vitin 2007 nje bashkim doganor. Si synim perfundimtar eshte krijimi i nje Bashkimi Euro-Aziatik. Krijimi i ketij uninoni mund te arrihet deri ne vitin 2015 mendon kryeministri rus Vladimir Putin.

Si model sherben Bashkimi Evropian. Kjo fillon qe nga emri ketu nje Bashkim Evropian atje nje Bashkim Euroaziatik. Si nje organ rregulllativ mbikombetar duhet te veproje Komisioni Ekonomik Euroaziatik gje qe te kujton Komisionin e BE-se ne Bruksel dhe do te filloje punen e tij ne janar te vitit 2012. Ish kryetari i parlamentit rus Boris Gryzlov e ka ndermend qe tani parlamentin Euroaziatik. Nuk eshte perjashtuar as futja e nje monedhe te perbashket. Por ceshtja me e rendesishme ne kete aleance duhet te jete parimi i barazise theksojne politikanet ruse.

A mund te arrihet kjo

Hedhim nje veshtrim te shpejte ne te tre vendet themeluese ne Rusine e Vladimir Putinit sapo jane falsifikuar zgjedhet parlamentare. Dhjetera mjera vete dolen ne rruge ne shenje proteste. Bjellorusi Lukashenko konsiderohet si diktatori i fundit i Evropes dhe perballet me sanksione gjithnje e me te ashpra te Bashkimit Evropian. Dhe presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbajev i cili sundon ne Republiken e Azise Qendrore qe 20 vjet me sa duket po behet gjthnje e me i popullarizuar dhe po kthehet ne kult ne kete vend. Ne fillim te dhjetor 2011 71-vjecari u shpall nga Kuvendi Hero i Populllit.

Me siguri qe Bashkimi Euroaziatik nuk do te jete nje BE-Lindje mendon Gerhard Simon nga Universiteti i Kelnit. Per nje barazi si ne Evrope as qe mund te flitet thote eksperti i Evropes Lindore. Per mua eshte e paparafytyrueshme qe klasa politike ruse te jete e gatshme qe ti jape Kirgizise te drejten per marrjen e vendimeve politiko-ekonomike te cilat per Rusine do te ishin te detyrueshme thote Simon. Ai nuk beson po ashtu qe ne Bashkimin Euroaziatik behet fjale vetem per ekonomine.

Autor Roman Goncharenko / Esat Ahmeti

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›