E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lëshohen 16 masa sigurie për punonjësit e OSHEE-së në Gjirokastër, akuzohen se shpërdoruan detyrën për përfitime të kundërligjshme

Reth 16 masa sigurie janë lëshuar për punonjësit e OSHEE-së në Gjirokastër.

Masat e lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër me kërkesë të Prokurorisë u ekzekutuan mëngjesin e kësaj të mërkure nga policia.

“Arrest me burg” është vendosur për 4 shtetas, “arrest në shtëpi” për 6 shtetas dhe “detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për 6 qytetarë.

Gjatë operacionit “Kilovati”, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ekzekutoi masën e sigurisë:

•“Arrest në burg”, për shtetasit:
-S. K., 30 vjeç, banues në Libohovë, me detyrë përgjegjës grupi;
-R. Gj., 60 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë përgjegjës grupi;
-R. B., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;
-I. B., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, ish-punonjës.

•”Arrest në shtëpi”, për shtetasit:
-Xh. B., 62 vjeç, banues në fashtin Mashkullor, me detyrë elektricist;
-E. Xh., 39 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë faturist;
-R. S., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;
-S. R., 42 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;
-S. B., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;
-T. B., 37 vjeç, banues në Konispol, me detyrë elektricist.

•Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për 6 qytetarë të akuzuar për vjedhje të energjisë elektrike.

Nga hetimet dyshohet se punonjësit dhe ish-punonjësit e OShEE, Gjirokastër, kanë shpërdoruar bazën materiale në magazinën e drejtorisë, për të siguruar dhe instaluar matës të energjisë elektrike, pa kontratë me OShEE-në, me qëllim marrjen e përfitimeve të kundërligjshme, nga abonentë familjarë dhe subjekte, të cilët nëpërmjet këtyre matësve, vidhnin energji elektrike.

Në banesën e 32-vjeçarit të arrestuar, u gjetën 22 matës të energjisë elektrike, si dhe 13 kuti plastike dhe 9 vula për vendosjen dhe vulosjen e tyre. jithashtu, janë sekuestruar sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe dokumente të ndryshme në funksion të hetimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›