Lesi: Ministrat te lene imunitetin e deputetit
Kerkon te behesh minister, duhet te dorezosh imunitetin e deputetit. Ky eshte propozimi i Lesit per te mbrojtur qeverine nga korrupsioni. Kreu i Partise Lidhja Demokristiane, Nikolle Lesi deklaroi dje se mazhoranca dhe opozita duhet te mbeshtesin nje nisme te perbashket, e cila te parashikonte kufizimin e imunitetit per te gjithe ministrat ne detyre. Ne nje prononcim per mediat, kreu i LDK-se, Lesi, theksoi se ky propozim mund te zgjidhte njehere e mire edhe ceshtjen e imuniteteve, e cila eshte kthyer ne nje nga temat kryesore te politikes ne vend. "Nese nje minister akuzohet nga prokuroria, ai duhet te hetohet menjehere, pa pasur edhe nevojen e votimit ne Kuvend", deklaroi dje Nikolle Lesi. Keshtu, ai ftoi partite e medha ta mbeshtesnin kete nisme, duke qene se do t'u jepte zgjidhje shume ceshtjeve te mbetura pezull per shkakun e imunitetit te politikaneve. Afersisht te njejten gje kerkonte dy dite me pare dhe deputeti i PD-se, Prec Zogaj, i cili pas nje takimi me perfaqesues te Departamentit amerikan te Shtetit i beri thirrje mazhorances ta rikthente perseri ne Kuvend draftin per kufizimin e imunitetit te deputetit, ne menyre qe prokuroria te ishte e lire te hetonte ata qe akuzoheshin. Sipas Zogajt, kjo ishte edhe nje kerkese e SHBA-se per politiken ne vend. Kerkesa per lenien e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, bere nga prokuroria pak dite me pare, ka rihapur edhe njehere debatin mbi nevojen ose jo te kufizimit te imunitetit te politikaneve. Por drafti i paraqitur nga mazhoranca dy vjet me pare kerkon edhe votat e opozites ne menyre qe te arrij te miratohet.
F.Mejdini
F.Mejdini