E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka mbron mjekun Hoxhallari

Ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, ka pohuar se Klinika e ORL-se ne qytetin e Pogradecit eshte brenda parametrave dhe standardeve te kerkuara nga institucioni qe ai drejton. Sipas tij, edhe dokumentacioni i kryerjes se nderhyrjes kirurgjikale te 17- vjecarja Matilda Petriti ka rezultuar i rregullt. Ndersa ka pohuar se gjate ketyre muajve te pare te vitit jane ushtruar kontrollet ne 198 klinikat e vendit. Sipas Ndokes, disa prej tyre jane mbyllur, kurse te tjerat kane rezultuar te rregullta. "Nga kontrollet e ushtruara ka rezultuar se disa klinika jane mbyllur, pasi nuk kane plotesuar dokumentacionin e kerkuar nga ana jone. Po keshtu, klinika te tjera nuk kane plotesuar standardet e percaktuara. Kurse pjesa me e madhe kane qene brenda kushteve qe percakton komisioni i licencimit", ka theksuar Ndoka. Nga ana tjeter ministri i Shendetesise ka pohuar se per te pasur nje sistem te mire shendetesor duhet te kete strategji dhe financime. "Buxheti qe ne kemi eshte i pamjaftueshem, megjithate ajo qe na kerkohet sot nga ana jone eshte miremenaxhimi i ketij buxheti. Une do t'u siguroj se nga buxheti i Ministrise se Shendetesise, 50 per qind e shpenzimeve per spitaleve i jepet qendres me te madhe QSUT-se. Ndersa e dime shume mire se nje pjese e mire e aparaturave dhe pajisjeve jane te teknologjive te vjetra dhe kane shume pak efekte te pacientet", ka pohuar ministri i Shendetesise, Nard Ndoka.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›