E Diel, 1 Nëntor 2026

Lesi: PDK-ja s’ka asnjë lidhje me LDK-në

Kreu i LDK-së Nikoll Lesi e ka vijuar turin e tij në qytetin e Lezhës, ku gjatë takimit me banorët e zonës e ka vënë theksin tek ndryshimi mes PDK-së dhe LDK-së, duke cilësuar qe partia që ai drejton nuk ka asnjë lidhje me PDK-në e Nard Ndokës. 

LEZHE- Në një takim në bregun e Matit në Lezhë kreu i Lidhjes Demokristiane të Shqipërisë Nikoll Lesi, sqaroi se ai dhe partia që ai drejton nuk ka asnjë lidhje me PDK-në e drejtuar nga Nard Ndoka dhe se sipas tij demokristianët e vërtetët janë tek partia e tij. Lesi vertë i cili kandidon në Lezhë tha se partia që ai drejton do të fitojë tre deputet në parlamentin e ardhshme. “LDK-ja nuk ka asnjë lidhje me PDK-në e Nard Ndokës, ne jemi demokristianët e vërtetë dhe ne jemi parti e njerëzve kurajozë”- theksoi kreu i LDK-së Lesi në fjalën e tij. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›