E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohet në faqen zyrtare të MB, lista e zgjedhësve

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme ne ikonën ''Lista e zgjedhësve 2009'', duke vendosur emrin dhe mbiemrin në hapësirat përkatëse, mund të gjeni qendren e votimit ku duhet të drejtoheni të djelën e fundit të qershorit. 

TIRANE- Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 Qershorit, tashmë mund të gjendet edhe në internet. Cdo i interesuar mjafton të hyjë në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Brendshme ne ikonën ''Lista e zgjedhësve 2009'' dhe më pas duke vendosur emrin dhe mbiemrin në hapësirat përkatëse mund të gjejë qendren e votimit ku duhet të drejtohet të djelën e fundit të qershorit.
Lajmi u bë i ditur nga zv.ministri i brendshëm Ferdinand Poni i cili theksoi se gjithkush mund të verifikojë fare lehtë emrin e tij në listën përfundimtare të zgjedhësve. Njëkohësisht Poni ka bërë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, ka vënë në dispozicion të KQZ listën përfundimtare të zgjedhësve, numrin e tyre për çdo njësi vendore, numrin e qendrave të votimit dhe adresat e tyre përkatëse, si dhe numrin e zgjedhësve për çdo qendër votimi. Ky informacion do t'u vihet në dispozicion edhe të gjitha subjekteve politike të interesuara. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›