E Diel, 1 Nëntor 2026

Lesi: U lashë jashtë liste se kritikova qeverinë, do të fitoj në Tiranë

I mbetur tashmë jashtë listave të PD, edhe pse pjesë e koalicionit, kreu i LDK-së Nikollë Lesi deklaron se fatin e tij e vulosi vetë, duke kritikuar lidershipin e PD. I ftuar në RTV Ora News, Lesi dha dhe detaje rreth kësaj çështje, ndërsa u shpreh i sigurt për fitoren e tij si deputet për qarkun e Tiranës.

Dyshoj, pasi gjatë një diskutimi me një mikun tim, figurë shumë e rëndësishme e PD, i thashë zgjidhjen për fitore në 23 qershor.I thashë a mund ti thuash Kryeministrit se zgjidhja për ti fituar zgjedhjet me vështirësi, është që fushatën ta drejtojë Lulzim Basha ose Jozefina Topalli, jo Sali Berisha. Sa i thashë iku miku jonë sikur kishte rënë damllaja. Unë prapë se besoj se është kjo arsyeja. Një mendim dhashë, nuk përcaktova gjë.Unë do fitoj për arsye se kam argument, unë nuk prish koalicionin. Pse flas, se kritikoj, nuk lëviz. Që në 2003 nuk kam votuar kundër kësaj mazhorance. Kisha ofertë me Ramën, të kandidoj në Lezhë dhe do dilja patjetër deputet dhe se bëra. Por meqenëse Dashamir Shehu më bëri një nder, është më i rrezikshmi në Tiranë, unë do luftoj votë për votë për të bindur elektoratin dhe do tu bëj spektakël në parlament tha ai.

Lesi vazhdon ti qëndrojë bindjes se PD ndryshoi rregullat e lojës pas nëshkrimit të marrëveshjes, ku kishte marrë garanci për mospërfshirjen e asnjë aleati në listat e deputetëve të PD.

Ata donin më shumë të ishin të garantuar në listë për deoputetët për problemet që kanë me ligjin. Ska kuptim që të jem dhe kryetar politik dhe të futem në listë dhe të bëj thirrje të votojnë dhe kandidatët e tjerë. Një ide ishte që të bënim një federate, të shkriheshim, fronti majtë dhe i djathtë, nuk u pranua si ide dhe u rrëzua. I thashë Bodes më pas se Mediut i takon të jetë në listë se është parti më e madhe dhe më tha në mënyrë kategorike nuk do ketë. Pas firmosjes së koalicionit pyeta dhe njëherë për tu siguruar dhe më thanë asgjë ska ndryshuar. Më pas plotësova listat e kandidatëve të mi për të gjitha qarqet, nga ora 8:00 mora një sinjal kur do të fillonte mbledhja e kryesisë së PD, mora një sinjal nga Starova, fola me të dhe më tha me humor më duket se na palosën. Komunikova me figurat kryesore të PD deri te Kryeministri, ju thashë dhe smë dhanë asnjë përgjigje. Sikur të më thoshte me burrëri Berisha e kam me detyrim se kështu e kam punën sdo ta kundërshtoja fare , sërish do kandidoja me forcat e mia. Menjëherë pas kësaj tërhoqa kandidaturën nga Lezha dhe e solla në Tiranë. Unë do ta marr kandidaturën. Unë dua tu them qyetarëve më votoni sepse do të ngrejmë të gjitha shqetësimet pa ditur se kush është Kryeministri deklaroi Lesi.

Ndërsa humbi një shans për tu tiu rikthyer Lezhës, vendlindjes së tij, si deputet, kreu i LDK shprehet se bashkë me të edhe PD me listën aktuale e ka një deputet të humbur, duke e parë si fituese Monika Kryemadhin të LSI-së.

Në Lezhë, që mund të konsiderohet si bastioni im, ku kam kontribuar me maksimumin tim e kisha me shumë pasion të isha deputet i saj, jo se më dogji PD dhe Berisha. Lezha me këtë listë që ka vënë atje, nga katër që ka PD do dalë rezultati 3 PD,3 PS dhe një Monika Kryemadhi e LSI, se e ka një strukturë bindëse. Po ti referohemi Shkodrës ka bërë shumë mirë me Nardin, e blindon votën atje, ashtu edhe në Durrës me Lufter Xhuvelin në Durrës, ua shton një deputet PD.

PD po të ketë 10 si Astrit Patozi dhe gjysma e qeverisë si Halim Kosova do të ishte mirë. Përveç Patozit dhe Blushit në Tiranë duhet edhe një si unë. Nëse Dash Shehu del shumë mirë prish punë, por meqë e siguroi veten ska pse prish punë përfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›