E Diel, 1 Nëntor 2026

Lesi kërcënohet nga kandidati republikan në Kamëz

lesiNikollë Lesi, kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës dhe kreu i LDK-së (pjesë e Aleancës për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim), kërcënohet me jetë nga kandidati për deputet i Partisë Republikane në Kamzë, ku është përqendruar beteja e Lesit.

Lesi e ka nxjerrë këtë episod në media menjëherë, duke treguar dhe numrin nga e kanë marrë.

Kandidati republikan, i cili po zhvillon një fushatë fetare me Kuran në dorë tek zonat e varfra të periferisë, ka kërcënuar Lesin me jetë.

Në mesazhin, që gazeta TemZ pa në celularin e Lesit, ishte përdorur një gjuhë vulgare kërcënuese dhe plot urrejtje ndaj tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›