Lesi prezanton kandidatin ne Elbasan

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare Nikollë Lesi hapi fushatën
elektorale në qytetin e Elbasanit duke prezantuar z. Arjan Paplekaj si
kandidat për deputet.
Duke vleresuar figuren e kandidatit Paplekaj, Lesi shpjegoi arsyet pse pranoi serish te jete ne koalicion me PD edhe pse shume here ka drejtuar kritika ndaj qeverisjes 8 vjecare te Sali Berishes, ndaj ministrave te vecante dhe zyrtareve te larte. Sipas Lesit, te qenit ne koalicion me Sali Berishen ka disa kushte. Lesi vleresoi se marrja e nje mandati te trete qeverises nga e djathta do te jete shume i veshtire, por ai shprehu besimin se kjo do te arrihet me nje diference fare te vogel. Sipas Lesit partite e vogla sot jane te detyruara te bejne koalicione me PD apo PS, pasi me kete Kod Zgjedhor ato nuk kane mundesine te perfaqesohen ne parlament. Por ai shtoi se nuk mund te pranoje nje situate politike ku subjektet "ndahen" dhe "pajtohen" pas akuzave shume te renda per korrupsion ndaj njeri-tjetrit, vetem per interesa karrigesh. Lesi nuk la pa sulmuar edhe listat e subjekteve politike, te majta apo te djathta, siç tha ai, qe jane mbushur me emra personash me cv kriminale. / Top Channel