E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lesi:Jo hetimit të gazetarëve, komisioni të tërheqë vendimin

TIRANE- Zv ministri i kulturës Nikollë Lesi njëherazi kreu i Partisë Lidhja Demokristiane Shqiptare cilëson të gabuar vendimin e mazhorancës për të hetuar median. Në një prononcim për NEWS24 zoti Lesi e quajti “të nxituar” dhe “në thelmb të gabuar” vendimin e komisionit hetimor për të hetuar tabulatet e gazetarëve.

“Nuk mundet kurrsesi t’i bëhet presion direkt apo indirekt mbi pushtetin e medias. Përherë në duel pushteti politik me pushtetin e medias ka humbur.”-thotë Lesi dhe nënvizon se “Komisioni hetimor dyhet të ndryshojë vendimin për mediat dhe gazetarët.

“Nuk mund të hetohen burimet e informacionit për gazetarët. Pushteti i medias është i lirë dhe nuk mund të kontrollohet nga askush, përvec me vendim gjykate.“

Ndër të tjera Lesi, kryetari i Partisë Lidhja Demokristiane Shqiptare, në koalicion me qeverinë, thotë se sulmi ndaj kreut të shtetit nuk duhej bërë dhe i bën thirrje kryeministrit dhe liderit të opozitës të ulen “pa hezitim në një tryezë, për të gjetur një zgjidhje, përndryshe parashoh zhvillime shumë të fuqishme mes dy kampeve, në muajt prill, maj qershor. Që do të thotë do pendohemi të gjithë”
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›