E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: Opozita ka dëshmuar përgjegjësi dhe seriozitet

TIRANË-Përfaqësuesja e PS-së në takimin Shqipëri-BE, deputetja e PS-së, Valentina Leskaj ka deklaruar se opozita është tërësisht e angazhuar për integrimin dhe ka ndërmarrë një sërë hapash serioze.

Ne miratuam një pakt për Shqipërinë në BE, që nuk u miratua, por sot jemi të kënaqur që  të katërta propozimet tonë janë të adresuara, çështja e reformës zgjedhore, reformës parlamentare, zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe miratimi i ligjeve me 3/5- tha ajo.

Sipas saj, opozita ka dëshmuar përgjegjësitë dhe seriozitetin e saj. Ne kemi luajtur rol nxitës e adresues për kalendarin e ligjeve me 3/5 dhe komisionet e përbashkëta si për reformën zgjedhore dhe parlamentare.

Sipas saj, eshte moszbatimi i ligjit qe ka korrupsion gjithandej edhe ne gjyqesor, ndaj per kete duhet punuar fort.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›