E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan: Shqipëria të përmbush reformat, të arrijë trenin e radhës

Shqipëria duhet të gjejë rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe delegacioni i Parlamentit Europian ndodhet këtu për ta ndihmuar vendin tuaj të kapë trenin e tij europian.

Kështu është shprehur kreu i delegacionit të PE-së Eduard Kukan në takimin e katërt ndërparlamentar për stabilizim-asocimin mes Shqipërisë dhe BE-së ndërsa ka shtuar se është momenti i duhur për Shqipërinë që të fillojë një etapë të re për anëtarësimin në BE.

“Takimi i sotëm është i rëndësishëm për Shqiptarët për të arritur trenin e radhës. Delegacioni i PE është këtu për tu ndihmuar juve për të qenë pjesë e reformave por duhet të plotësoni rekomandimet për të qënë pjesë e BE-së ”, ka theksuar Kukan n.

Ai ka theksuar se është i bindur se klasa politike do të gjej një zgjidhje pozitive që do të çojë përpara reformat dhe të bëjë të mundur përmbushjen e rekomandimeve.

“Besoj se i njoh shqiptarët. Më pëlqejnë sfidat, më pëlqejnë ndryshimet, më pëlqen të punoj me ju. Është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje për integrimin në BE. Jam i bindur se do të kemi një zhvillim pozitiv, të ecësh para me dialog është një hap i rëndësishëm. Momenti i ri duhet të përfshijë dialogun konstruktiv. Mendoj se kjo është e mundshme”, tha Kukan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›