E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Te marre fund prezantimi i dy Shqiperive

Socialistet jane shperndare ne turin e tyre paraelektoral, duke prezantuar si prioritet kryesor, bujqesine, punesimin, arsimin, shendetesine dhe turizmin. Kryetarja e grupit parlamentar, Leskaj, nga Peqini eshte shprehur se duhet te marre fund prezantimi i dy Shqiperive, sic ben qeverisja e sotme, nje ne qytet e nje ne fshat.

Kryetarja e grupit socialist Valentina Leskaj, eshte takuar me banoret e fshatit Perparim, ne Peqin per te prezantuar pjese nga programi i ri qeverises. Ajo eshte ndalur tek problemet e fshatit duke filluar nga varferia, certifikata e pronesise e deri tek sherbimet shendetesore. "Shqiperia nuk mund te zhvillohet me dy pjese dhe vendi nuk mund te jete i ndare. Me nje pjese te zhvilluar qe eshte qyteti dhe me nje pjese te varfer, qe eshte fshati. PS-ja merr persiper te shuaj kete ndryshim, e cila merr persiper te zhvilloje fshatin pervecse do te vazhdoje me ritme te larta, zhvillimin e qytetit", shpreh Leskaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›