"Reformat ne drejtesi, duan maturi dhe kujdes"
Zevendespresidenti i Komisionit Europian, Barrot deklaroi dje se ne Shqiperi ka ndodhur nje evolucion pozitiv dhe arritje te konsiderueshme, te cilat do t'i raportonte ne Bruksel. Kete deklarate funksionari i larte i KE-se, e beri gjate takimit qe zhvilloi dje me ministrin e Drejtesise, Enkelejd Alibeaj. Takimi u shoqerua nga diskutime te zgjeruara, mbi te gjitha problemet qe jane hasur gjate kryerjes se reformave ne drejtesi si dhe te dyja palet, u shprehen per rendesine absolute qe ka kjo reforme ne integrimin Shqiperise ne Bashkimin Evropian. "Ju keni arritur suksese ne zbatimin e disa strategjive ne drejtesi, tani duhet te krijoni strategji afatgjata qe sigurojne transparence dhe eficence. Reformat ne drejtesi duan maturi dhe kujdes, sepse rrethi i gjyqtareve kudo eshte i ndjeshem", deklaroi Barrot ne fjalen e tij. Nga ana e tij, ministri i Drejtesise, falenderoi Barrot per mbeshtetjen e gjithanshme qe Komisioni Evropian i ka dhene Ministrise se Drejtesise, ne fushen e hartimit te ligjeve si dhe ne ngritjen e infrastruktures me ndertimin e gjykatave dhe institucioneve te vuajtjes se denimit. Alibeaj e njohu funksionarin e larte te KE-se, me reformen ne fushen e drejtesise, me hartimin dhe miratimin e ligjeve te reja si ai prokurorise, ai i organizimit te pushtetit gjyqesor, ligjit per ngritjen e gjykatave administrative, luftes ndaj korrupsionit. Sipas ministrit te Drejtesise, per te realizuar reformen ne drejtesi jemi perpjekur qe te realizojme nderhyrjet e domosdoshme ligjore, por edhe te ruajme konceptin e pavaresise se sistemit. Po keshtu ministri e njohu Barrot, me hapat e metejshem te reformes ne drejtesi, e cila synon te krijoje nje sistem drejtesie lehtesisht te administrueshem dhe ne te cilin, besimi i publikut do te rritet.