Leskaj në Elbasan: Familja në pushtet po dhunon vendin

Partia Socialiste ka vijuar sot në Elbasan protestën e saj për të kërkuar zbardhjen e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive të votimit. Në fjalën e saj deputeteja e PS-së në qarkun e Elbasanit Valentina Leskaj është shprehur në protestën e PS-së në qytetin e Elbasanit se gjithçka po dhunohet në emër të familjes në pushtet.
"Sot kryeministri dhe oborri i tij janë të vetmit që nuk e pranojnë krizën në Shqipëri" theksoi Leskaj duke shtuar se vendi çdo ditë e më shumë po përballet me varfërinë.
"Ne jemi mbledhur këtu për të kërkuar të drejtën dhe për ti vënë fre arrogancës së pushtetit theksoi Leskaj duke shtuar se duhet t'i jepet fund abuzimet me pronën dhe me taksat që u keqpërdorën në 28 qershor.
Opozita ka zhvilluar protesta për të kërkuar hapjen e kutive edhe në Tiranë, Berat, Shkodër dhe Lushnje. Deputetët e Partisë Socialiste kanë bojkotuar Parlamentin duke vënë kusht për hyrjen në Kuvend hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe hapjen e kutive të votimit për të zbardhur të vërtetën.