Nushi: Akuzat ndaj Rezart Taçit, absurde dhe të qëllimshme

Përfaqësuesit e "Taçi oil" në një deklaratë për shtyp janë shprehur lidhur me akuzt për të cilat përballet drejtuesi i kësaj kompanie Rezart taçi duke i quajtur ato si absurde të cilat nuk identifikohen aspak me figurën morale të tij. Zëdhënësi për shtyp i kompanisë "Taçi oil" Milton Nushi ka deklaruar se përfaqësuesit e kësaj kompanie dënojnë me forcë këtë përballje të Rezart Taçit dhe këtë goditje të qëllimshme që i bëhet grupit më të madh industrial në Shqipëri.
"Me keqardhje konstatojmë që këto vlera humane dhe intelektuale të tij po përpiqen t'i përbaltin segmente të caktuara për interesat e tyre të ulta" theksoi Nushi.
Ai gjithashtu theksoi se bazuar në parimin që shtypi është informues dhe jo shpifës konfirmojnë që çdo akuzë e paraqitur këto ditë dhe në të shkuarën mbi kompaninë tonë dhe Rezart taçi janë absolutisht të pabazuara.