Letër e dyshimtë, evakuuohet ambasada e Kanadasë në Washington

Një letër e dyshimtë në dhomën ku mbahej posta, ka cuar në evaukimin e Ambasadës së Kanadasë në Washington.
Zëdhënësi i ambasadës, Chris Plunkett deklaron se Shërbimet Sekrete Amerikane janë duke hetuar incidentin, por nuk dha detaje të tjera lidhur me letrën.
325 punëtorët e Ambasadës u evakuuan në orët e para të mëngjesit, dhe u shpërndanë në Pennsylvania Avenue, një prej linjave kryesore në Washington, prej nga mund të shkohet te Shtëpia e Bardhë për 2.4 kilometra.
Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë bërë edhe kqyrjen dhe analizimin e vendit të ngjarjes.