E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leter per Berishen...

Megjithese letra i eshte derguar kreut te qeverise per kryeministrin nuk eshte ende zyrtare.

Shume te shqetesuar per zgjatjen dramatike te krizes per shkak te mungeses se gatishmerise se qeverise per te pranuar zgjidhjet e ofruara nga ana jone sikunder nenvizohet edhe ne opinionit e Komisionit Evropian e kemi pare te udhes edhe njehere ne emer te interesave te vendit e ne funksion te axhendes evropiane te tij tJu bejme nje oferte te re shkruan Rama.

Kreu i opozites shprehet se oferta bazohet ne rezoluten e Parlamentit Evropian. Kjo oferte bazohet mot-a-mot ne rezoluten e Parlamentit Evropian dhe une vete Jua kam dorezuar ate ne formen e nje projekti te firmosur nga mbi 30 deputete te opozites per ngritjen e menjehershme te nje komisioni hetimor per zgjedhjet me shumice nga opozita e nen drejtimin e opozites me nje mandat te plote hetimi per kutite e materialeve zgjedhore. Pa perfshire fletet e votimit shkruhet ne leter.

Rama shprehet se me qellimin per ti dhene fund kesaj krize opozita nuk kerkon fletet e votimit duke siguruar se Partia Socialiste nuk do ta kushtezoje pjesemarrjen ne Parlament me fatin e ketyre fleteve.

Ska dyshim se me te filluar permes ketij hetimi procesi i transparences se shkalles se zbatimit te ligjit ne zgjedhjet e shkuara ne jemi gati te nisim edhe dialogun per reformen e re zgjedhore....permes kesaj transparence palet do te deshmojne per here te pare vullnetin per te hetuar zbatimin e nje ligji kaq themelor per bashkejetesen demokratike te shqiptareve duke luftuar ne rrenje semundjen e vjeter te zgjedhjeve pa standarde duke nxjerre konkluzione te arsyeshme per permiresimin e ligjit zgjedhor po edhe pergjegjesi konkrete te administrates zgjedhore ne procesin e implementimit te tij vijon letra e kreut socialist.

Duke shpresuar qe Ju nuk do ta zvarrisni me tej zgjidhjen e krizes dhe ne emer te interesave te vendit do ta pranoni kompromisin qe e zgjidh ate Ju uroj pune te mbare perfundon.

Berisha Ne pritje te nje propozimi zyrtar nga opozita

Tirane - Kryeministri Sali Berisha ka theksuar sot se ishte ne pritje te propozimeve te opozites ne rruge zyrtare.

Deklaratat e kryeministrit u bene gjate nje takimi me zevendessekretaren e Pergjithshme te Keshillit te Evropes Zonjen Maud de Boer Buquichio ku ka siguruar se maxhoranca mbetet e hapur dhe e perkushtuar per te trajtuar cdo propozim te opozites me seriozitet dhe ne perputhje te plote me Kushtetuten dhe legjislacionin ne fuqi.

Berisha gjithashtu vuri ne dukje oferten e maxhorances qe opozita te kete te drejten e hartimit te amendamenteve te Kodit Zgjedhor ne perputhje me rekomandimet nderkombetare me kushtin e vetem qe ato te jene te certifikuara nga Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR. Ai e njohu zonjen Buquichio me oferten e fundit bere opozites ne lidhje me te drejten e kesaj te fundit per te propozuar kandidate per Avokatin e Popullit. /Saimir Lleshi/Start/

2010-11-23 1347

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›