E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letërnjoftimet, Made in Germany

Edhe letërnjoftimet elektronike të kosovarëve do të prodhohen në Munih të Gjermanisë. Ato do të sillen në Kosovë nga kompania gjermane Giesecke & Devrient (G&D), e do të personalizohen në departamentin përkatës të MPB-së.

G&D është kompania që ka fituar tenderin e shpallur nga MPB-ja për furnizim me letërnjoftime elektronike, shkruan Tribuna.

Kjo është kompania e njëjtë që ka fituar muaj më parë edhe tenderin për furnizim të Kosovës me pasaporta elektronike, pas shkëputjes së kontratës ndërmjet Ministrisë dhe firmës austriake OeSD, pas asaj që u cilësua si “skandali i pasaportave”. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›