Letersia e realizmit socialist te bejme me te
Studiuesit e letersise jane takuar ne Tirane per letersine shqiptare dhe realizmin socialist. Konferenca nderkombetare dy ditore pretendon te hedhe piketat e pergjithshme per shkrimin e historise se letersise shqipe te realizmit socialist
Studiues shqiptare dhe te huaj te ardhur nga Shqiperia nga vende lindore apo perendimore te bere bashke ne nje konference shkencore ne Tirane synojne te hedhin piketat e pergjithshme per shkrimin e historise se letersise shqipe te realizmit socialist. Inicuar nga Departamenti i Letersise dje eshte zhvilluar dita e pare e kesaj konference qe vazhdon edhe sot. Diskutimet jane qasje teorike ndaj fenomenit letrar apo ndaj veprave dhe shembujve perjashtues nga percaktimi i realizmit socialist. Dhurata Shehri ne rolin e studiueses por edhe organizueses se kesaj konference shprehet se pritet te shprehen kendveshtrime te ndryshme nga autore te ndryshem qe vijne nga treva te ndryshme te Shqiperise nga Kosova vijne nga Lindja ku ka qene e pranishme kjo dukuri apo nga Perendimi qe nuk e kane pasur ose me piketa te vogla. Botimi i akteve te kesaj konference nderkombetare brenda dy javeshit te pare te dhjetorit do te jete nje pikete e mire per te hartuar nje histori te letersise shqiptare te realizimit socialist thote Shehri. Si do te trajtohet letersia e realizmit socialist A ka qene e gjitha e indoktrinuar A ka pasur vlera letrare apo raste qe i kane shpetuar ideologjise Ymer Ciraku duke mare ne shqyrtim autore te vecante te letersise shqipe qe kane krijuar para viteve 90 u shpreh se do te ishte gabim naiv trajtimi i ketyre autoreve ne letersine e realizmit socialist. Dhurata Shehri beson se thelbi i letersise se realizmit socialist eshte thelbi ideologjik duke pranuar vetem ndonje rast te vecante kur autoret kane sjelle vlera. I eshte referuar ne fakt shkrimtarit Ismail Kadare duke e karakterizuar si nje shkrimtar qe solli shembullin e desidences estetike. Ne nderhyrjen e tij studiuesi Alfred Uci duke iu referuar qellimit te kesaj konference per te dhene piketa per shkrimin e nje historie te letersise u shpreh se perpjekje te tilla ka pasur edhe me pare. Nuk eshte e vertete qe para se te permbysej regjimi komunist nuk ka pasur perpjekje per te shqyrtuar ne menyre te drejte dhe te sakte zhvillimin e letersise shqipe. Vellimi i trete i Historise se Letersise Shqipe nen drejtimin e Dhimiter Shuteriqit si kryeredaktor mbeti per nje kohe te gjate pa u botuar dhe pastaj u paraqit platforma e re e shkrimit me 1988 ne Akademine e Shkencave ne mbledhjen e se ciles kam qene i pranishem edhe une me Kadarene. Ajo qe u mor ne konsiderate ishte platforma per shkrimin e Historise se Letersise Shqipe te Realizimit Socialist nga lsquo44 deri ne lsquo88. Ne e kundershtuam kete platforme duke argumentuar se jo cdo veper letrare e shkruar ne keto kohe ishte doemos e realizmit socialist. Pasi u rrezua sistemi komunist per te dyten here u ngrit ky problem ne Akademine e Shkencave dhe perseri u ngulmua qe te botohej si histori e realizmit socialist. Nuk duhet ta denojme cdo veper te shkruar ne ate kohe si letersi te realizmit socialist u shpreh Uci. I ardhur nga Kosova studiuesi Agim Vinca shtroi nje pyetje konkrete Cte behet me letersine e realizmit socialist Kete problem mund ta shohim pak me ftohte dhe ne menyre me racionale nga ajo qe flitej ne fillim te viteve lsquo90. Nese letersia e krijuar ne Shqiperi ne fillimet e saj edhe ne Kosove nen firmen e doktrines se realizmit socialist do te zhdukej kjo do te shkaktonte shkretetire te madhe kulturore. Cdo te behet me letersine e realizmit socialist Ne kulturen shqiptare ka dy qasje e para eshte mohuese dhe kerkon nje prerje te thelle cezariane te asaj qe u krijua madje edhe mohim te plote kurse e dyta eshte ajo qe perpiqet ta marre ne mbrojtje ta arsytoje dhe ta vleresoje me shume se ce meriton. Te paret do ti quanim nihilist ndersa te dytet nostalgjike. Une mendoj qe gjithnje e me shume ne kritiken tone letrare ne shkencen e letersise dhe publicistike mbizoteron nje qasje racionale qe ben sinteze te ketyre tendencave perjashtimore shprehet Vinca. Duke bere nje historik te huazimit te realizmit socialist nga Bashkimi Sovjetik nga klima liberale deri ne zyrtarizmin si doktrine zyrtare e obligueshme per te gjithe shkrimtaret ne konferencen e trete te Lidhjes se Shkrimtareve te Shqiperise Vinca e quan kete moment me pasoja fatale per letersine dhe kulturen shqiptare. Doktrina e realizmit socialist si doktrine dogmatike e varferoi letersine nga pikepamja e informacionit nga tematikat nga pikveshtrimet gjuhesore dhe stilistike. Realizmi socialist e nderpreu vazhdimesine vertikale te letersine se viteve 20-30 ku letersia shqipe kishte arritur disa kuota te larta dhe vuri ate qe quhet kontinuitet horizontal. Realizmi socialist i solli deme te medha letersise shqipe dhe ky ehste nje parakusht per nje vleresim objektiv te nje periudhe 45-vjecare. Letersine nuk e bejne doktrinat metodat programet por e bejmne krijuesit dhe fati deshi qe ne letersine shqipe edhe ne kushtet e klimes se eger ideologjike te censures te represionit ndaj intelektualeve te krijoheshin edhe vlera theksoi me tej Vinca. Ai u ndal edhe ne fillimin e viteve 90 ku sipas tij metodat e realizmit socialist u perdoren si nje lloj alibie nga disa shkrimtare medioker. Ne Shqiperi kishte tri kategori shkrimtaresh ata qe perqafuan letersine e realizmit socialist ata qe e pranuan relativisht duke tentuar te shembnin themelet e saj dhe ata qe e kundershtuan prej fillimit. Kategorise se pare i takojne nje sere shkrimtaresh qe me renien e regjimit edhe nese ishin te gjalle si njerez vdiqen si shkrimtar tha Vinca. ne vijim te diskutimeve paraardhese edhe Vinca foli per raste perjashtuese nga etiketimet. iu referua ne kete rast letersise se Ismail Kadarese. Shembulli i Kadarese eshte me markanti ne tere letersine shqipe. Duam apo nuk duam ne na pelqen apo nuk na pelqen eshte nje fenomen ne letersine shqipe i cili edhe ne kushtet e doktrines se realizmit socialist arriti te krijoje disa vepra me vlere. Sipas tij kur i referohemi historise se letersise shqiptare duhet pare me gjere se sa letersia e krijuar brenda kufijve politike te Republikes se Shqiperise. E ka fjalen per letersine e Kosoves e cila sipas tij do te ndikoje ne fizionomine e pergjithshme te historise se letersise. Organizmin e kesaj konference e shoh ne funksion te avancimit te studimeve tona. Ne jemi e vetmja kulture ne Ballkan qe nuk kemi ende histori te letersise bashkekohore shqiptare. Kjo konference dhe botimi do te kontribuojne qe te ndricohen disa probleme teorike disa premisa te hartimit te nje historie te letersise shqipe perfshire edhe ate te realizimit socialist duke e trajtuar me kritere shkencore perfundoi Vinca. Diskutimet e konferences vazhdojne edhe sot. Ne mbyllje pritet te kete nje diskutim me te gjere te te gjitha kendveshtrimeve per ti hapur rruge shkrimit te nje historie te letersise ne baza shkencore.
Oliverta Lila
Arjola Hekurani