E Shtunë, 31 Tetor 2026

G20 anetaret te shqetesuar per vendimin e Fed

Takohen ne Seul lideret e vendeve me te industrializuara

Lideret e 20 vendeve me te industrializuara te botes jane mbledhur ne kryeqytetin e Korese se Jugut Seul per te diskutuar per ceshtje qe kane te bejne me rimekembjen ekonomike te planetit pas krizes se rende te dy viteve me pare.

Sfida e madhe per udheheqesit e G20-s eshte koordinimi per nje rimekembje te forte dhe te qendrueshme nga recesioni global. Disa vende te pasura si SHBA-ja shkuan ne te tatepjete nga konsumatoret te mbushur me borxhe qe tani po perpiqen ti reduktojne ndaj edhe eksportet mund te jene nje burim alternativ per kerkesa. Vendet e tjera si Gjermania jane eksportues te forte. Ndersa per SHBA-ne dobesimi i koheve te fundit te vleres se dollarit i ndihmon eksportuesit qe te konkurrojne. Presidenti brazilian Lula de Silva paralajmeroi se kjo do te beje dem te madh pasi edhe vendet e tjera do te perpiqen te shesin jashte. Ministri i tij i Financave Guido Mantega ka sulmuar edhe politiken pas dollarit te dobet vendimin e fundit te Rezerves Federale Bankes Qendrore Amerikane per te hedhur me shume para ne ekonomi. Shume vende te tjera e ndajne shqetesimin e tij dhe ne samit do te jete e veshtire qe udheheqesit te pranojne nje rruge se si duhet ecur perpara.

Nderkaq nje nga shqetesimet e tjera te medha ka qene edhe ai i lidereve te ketij grupimi ndaj vendimit te Bankes Qendrore Amerikane Rezerves Federale per te futur edhe 600 miliarde te tjere ne ekonomine e vendit si stimul. Keshtu ne kete takim ata do te pyesin Presidentin amerikan Obama ne lidhje me arsyen qe e beri Banken Qendrore Amerikane Rezerven federale qe te lancoje kete raund te dyte te parave ne ekonomine e vendit. Pjesa me e madhe e lidereve te vendeve qe marrin pjese ne kete takim nuk jane aspak dakord me kete veprim qe sipas tyre do te shkaktoje nje mungese stabiliteti nderkombetar duke forcuar monedhat e tjera ndaj dollarit amerikan si dhe duke nxitur inflacion ne ekonomite perkatese.

Une mendoj se eshte e rendesishme qe gjate ketij takimi shume te rendesishem te degjojme Presidentin Obama ne lidhje me kete vendim te Bankes Qendrore te vendit te tij dhe te perpiqemi qe te kuptojme arsyet e verteta te vendimit te Fed ka deklaruar Presidenti i Komisionit Europian Barroso. Ai tha se e kuptonte nevojen e Shteteve te Bashkuara per tu rritur ekonomikisht por ne nje sfond te tille duheshin kuptuar edhe shqetesimet e te tjereve. Eumlshte vecanerisht e rendesishme qe kete here te mos injorojme efektet negative qe mund te shkaktojne veprime te ndryshme ka deklaruar Barroso.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›