Letra e 22- vjeçares së vetëvrarë për bashkëshortin
Zemër, më fal që po iki nga kjo botë, por kjo është dëshira ime. Të lutem më fal që po të lëndoj, pasi e di që do të trishtohesh kur të përballesh me vdekjen. Faleminderit për dashurinë dhe lumturinë që më ke ofruar, por unë po iki. Nuk kam asgjë me ty, të kam dashur shumë, shumë. Albani im, duhet ta dish që ti nuk ke faj për këtë veprim që unë po ndërmarr, është thjesht një zgjidhje imja. Përjetësisht e jotja, Qamilja!
Qamile Hetemaj i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, dy javë pas martesës me bashkëshortin, Alban Serjani. Sipas hetuesve të çështjes, 22- vjeçarja ishte nga një fshat i Beratit, nënë e një fëmije të mitur nga martesa e parë. Nga hetimet paraprake, dyshohet se e reja i ka dhënë fund jetës së saj për shkak të kushteve të vështira ekonomike në të cilat jetonte çifti, por edhe nga malli për fëmijën e saj të mitur, që kishte kujdestarinë e ish-bashkëshortit të saj.
Ndërkohë bashkëshorti, i cili nga tronditja ka tentuar vetëvrasjen, shprehet: E doja pafundësisht Qamilen. Nuk di çtë them, pasi ende më duket sikur jam duke parë një ëndërr të keqe. Nuk di ti jap shpjegim kësaj që ndodhi. Nusen time e gjeta të mbytur në gjak. Shpërtheva në lot dhe nisa ta përqafoj pambarimisht, por ajo kishte ndërruar jetë. Aty nuk e kontrollova veten, ndaj mora armën për të vrarë veten. Doja të isha me të, pasi jeta ime më duket pa kuptim. Por më ndalën dhe jam ku jam gjallë, citohet 25 vjeçari në GSH./A.XH