E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra e fundit e Gedafit për Berluskonin

Më datë 5 gusht të vitit 2011, Muamar gedafi i shkroi një letër mikut të tij italian Silvio Berluskoni. Në këtë letër Gedafi i kërkonte Berluskonit që të bënte diçka për ndalimin e luftës. Mundohu të ndalosh bombardimet që po vrasin vëllezërit tanë libian dhe fëmijët tanë, shkruante koloneli.

I dashur Silvio- kështu nis letra e publikuar nga e përjavëshmja franceze Paris Match- mbeta i habitur nga reagimi i një miku me të cilin kisha një marrëveshje në shërbim të dy popujve tanë. Prisja nga ana jote që të interesoheshe për faktet dhe të tentoje një ndërmjetësim përpara se të kaloje në krahun e luftës.

E di që ishe kundër kësaj lufte dhe nuk të fajësoj  për diçka për të cilën ti nuk ke asnjë përgjegjësi- shkruante Gedafi- e themë këtë pasi e di që nuk ishe dakord me këtë aksion shfarosës që nuk është as në nderin tënd dhe as në atë të popullit italian.

Ish- koloneli libian vazhdon: Ke ende një mundësi për t`u kthyer mbrapsht

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›