Kosovë, serbët s`pyesin për KFOR-in
Edhe pse KFOR dha disa herë ultimatume për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, protestuesit serbë në veri vazhdojnë t`i mbajnë të bllokuara rrugët kryesore që çojnë në vendkalimet kufitare.
Autoritetet e sigurisë kanë bërë të ditur për mediat kosovare se gjendja në pjesën veriore të Kosovës është e tensionuar. Ata kanë tërhequr vërejtjen se nuk do të lejojnë bllokimin e rrugëve për një kohë të gjatë, ndërsa i kanë cilësuar barrikadat të paligjshme.
Forcat paqeruajtëse të NATO-s filluan javën e kaluar një aksion për zhbllokimin e rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare në veriun e Kosovës me qëllim të vendosjes së lëvizjes së lirë. Forcat e KFOR-i përdorën gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që po kundërshtonin largimin e barrikadave.
Aksioni i forcave të NATO-s pasoi afatin e caktuar për zhbllokimin e rrugëve, por serbët në veriun e Kosovës refuzuan thirrjet e KFOR-it për të hequr barrikadat e ngritura në rrugët kryesore në atë zonë.