E Diel, 1 Nëntor 2026

Letra e një babai nga Egjipti përlot Erdoganin - VIDEO

Moment i pabesueshëm në TV, kur kryeministri i Turqisë nuk mund të mbajë lotët e tij. 

Shkak për përlotjen e Erdogan është bërë letra e një babai egjiptian, i cili humbi vajzën e tij 17 vjeçare. 

Letra ishte shkruar nga Mohamed Al-Beltag, një nga drejtuesit e Vëllazërisë Myslimane, i cili ndër të tjera fliste për Esmanë vajzën e tij, që kishte vdekur. 

Edhe gazetari nuk ishte në gjendje të reagonte, teksa shihte përballë tij kryeministrin duke u përpjekur të thajë lotët. 

Erdogan që me vështirësi mblodhi veten, tha se po mendonte fëmijët e tij, të cilët nuk e shohin shumë, sepse shkonte në shtëpi natën vonë për shkak të ngarkesës së punës. "Nuk jam qytetar në këtë moment. Si kryeministër, ndaj ndjenjat e mia", tha ai. 
(a.jole/balkanweb) Lidhje te tjera VIDEO - Erdogan përlotet në transmetim live

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›