E Diel, 1 Nëntor 2026

Letra nga burgu i Fierit, Veliaj: Siguria? Jam në të njëjtin korridor me tre vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm! S’ka ujë dhe dritare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish lidhur me transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit drejt burgut të Fierit, duke denoncuar kushtet e izolimit dhe mungesën sigurisë.

erion veliaj

Përmes një letre të shkruar nga burgu, Veliaj pretendon se është vendosur në izolim për 10 ditë, në kushte që i cilëson të papërshtatshme, pa ujë, pa dritare dhe pa kujdes mjekësor.

Ai ngre gjithashtu shqetësimin për sigurinë e tij, duke pretenduar se ndodhet në të njëjtin korridor me tre persona të dënuar me burgim të përjetshëm.

“Futja në izolim për 10 ditë, pa ujë e dritare, pa kujdes mjekësor, refuzim i ushqimit, asnjë arsye për transferimin/izolimin, asnjë telefonatë për familjen dhe avokatin, në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë me burgim të përjetshëm”, shkruan Veliaj.

erion veliaj letra burgu

Kujtojmë se në një tjetër reagim ditën e sotme, Veliaj e ka cilësuar transferimin e tij drejt Fierit si një transferim politik, pa marrë pëlqimin e tij. Ai thekson se duke mos u njohur më herët me aktin, për të ky veprim përbën një rrëmbim policor.

DEKLARATË PËR SHTYP E KRYEBASHKIAKUT ERION VELIAJ:

Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e Fierit.

Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti.

Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia.

Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore.

I kërkoj publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik.

Erion Veliaj

IEVP Durrës, 28 tetor 2026

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›