E Diel, 1 Nëntor 2026

I dyshuari kryesor për vrasjen e Egli Progës, Denis Meçe thyen “arrestin e shtëpisë”! U konstatua nga policia 300 m larg banesës

Pogradec – Denis Meçe është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

denis mece egli proga

Sipas burimeve, ai është konstatuar rreth 300 metra larg banesës së tij, teksa po kthehej në shtëpi. Kjo lëvizje është në kundërshtim me masën e sigurisë të vendosur nga gjykata.

Meçe është një nga të pandehurit në procesin gjyqësor për vrasjen e Egli Progës. Meçe si i dyshuari kryesor për vrasjen e Progës së bashku me të pandehurit e tjerë ndodhen nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›