E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra/Pse e majta do të shkojë drejt minimizimit...

Diktatura komuniste, e cila kishe moto luftën e klasave, e ndau popullin shqiptar ne dy klasa antagoniste, ne klasen e shfrytezuesve, qe perbente pakicen - rreth 30-35 % te popullsise, ku futeshin trashegimtaret e dëshmorëve, veteranët dhe te afërmit e tyre qe kishin pushtetin, e keta kryesisht nga ish-zona e parë operative - si dhe shumica e të arsimuarve nga diktatura komuniste, shtresë kjo e përzgjedhur, te cilet per të përjetësuar sundimin e tyre mbi popullin, krijuan Partinë e Punës, vazhdimin e Partisë Komuniste.
Ne klasën e dytë, klasa e të shfrytëzuarve, që përbënte shumicën - rreth 65-70 % - futeshin të gjithë të persekutuarit, si dhe populli i thjeshtë, paçka se ai nuk ishte i persekutuar, ai shtypej e shfrytezohej deri ne palcë. Por kujtojme se ne gjendjen me të keqe ishte popullsia fshatare e veriut. Nga këto shtresa lindi Partia Demokratike e Shqipërisë, si shpresa e tyre e vetme se do ta permbyste diktaturën dhe do ta shpetonte popullin nga shtypja dhe shfrytezimi.
        Klasa e parë, për të ruajtur privilegjet si me magji u nderrua në përrua, ku lanë partinë me vese, duke e zëvendësuar me partinë me “virtyte” e shndërruan Partinë e Punës në Parti Socialiste ne vitin 1991. Ustallarët e Partisë së Punës e dinin fare mire se partia e tyre ishte një grumbull shejtanash, që po t`ua hapish derën ikin secili në kokë të tij dhe nuk do kishin mundësi t`i mlidhnin për t`i riorganizuar, ishte kjo arsya që nuk e shpërndau Partinë e Punës në Kongresin e saj të Dhjetë, por vetëm i ndërroi emrin, për t`iu përshtatur ndryshimeve që kishin ndodhur më 1990 në vendin tonë, si dhe për të ruajtur kompakt elektoratin e tyre. Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 22 Marsit të 1992, intelektualët e përfshirë rishtas në këtë Parti - kur ajo i hapi dyert për ta më 1990 -menduan që nusen plakë ta rinovojnë... Për këtë mblodhën Konferencën e Parë të Partisë Socialiste, ku shpalosën dy alternativa; njëra ishte që Partia Socialiste të ishte vazhdim i Partisë së Punës, force e riorganizuar, ndërsa alternativa tjetër ishte që Partia Socialiste të ishte forcë e re majtiste. Ndërsa këta debatonin me njëri-tjetrin, mjeshtrat e vërtetë të Partisë së Punës, u tërhoqën në pamje të jashtme nga skena politike, për të fituar kohë, që ta merrnin veten nga grushti i forcave demokratike dhe nga skutat e erëta ku ishin futur vazhdonin të mbanin frenat e PS, nëpërmjet veglave të tyre besnikë, sigurimsa e bashkëpunëtorë të sigurimit. Ujku qimen e ndërron por vesin s’e harron...
Pas vitit 1994 e në vazhdim, ustallarët e vjetër, kapele-repuplikasit, vetë dhe me fëmijët e tyre, sa e ndjenë se kaloi furtuna, erdhën e u ulen këmbëkryq në PS, si në bahçen e tyre, duke e kthyer tashmë atë, jo vetëm në përmbajtje, por edhe në formë si PS-në origjinalite.
Duke analizuar kete origjine, Partia Socialiste e Shqipërisë nuk ka asgjë të përbashkët me Partitë Socialiste të Europës Perendimore, të cilat përfaqësojnë një program të majtë social, se ato dhe elektorati i tyre nuk jane shtresa në nevojë, por shtresa elitare me pasuri, të arsimuara dhe të privilegjuara.
Partia Socialiste e Shqipërisë si parti e parinovuar do të shkoje gjithnjë e më tej drejt eliminimit elektoral, pasi nostalgjiket e diktatures sa vijne e do te rrallohen. Merret me mend, se po te merrej si model shembulli i BE-së, partitë e majta duhet të ishin parti populiste, për t`iu përgjigjur shtresave në nevojë, sepse ndryshe, herët ose vonë, do të ishin të destinuara të eliminoheshin. LSI s’ka pse të ketë frikë se nga gjiri i vet do të largohet ndonjë punist karierist që i qe ngjitur veç për interesa personale, se nga largimi i tyre elektorati i vërtetë majtist i shtresave në nevojë sa vjen e më shumë do i vishet LSI-së, si forca e vërtetë majtiste.  Punistët kushdo qofshin - këta krokodilë të njerëzimit - s`kanë pse ua qajnë hallin shtresës së të varfërve se do ngelin të paorganizuar për t`i bërë ballë diferencimit ekonomik, në një kohë kur për 50 vjet u pinë gjakun shtresave në nevojë dhe tani, me metoda më të stroholluara po ia pine dhjetë herë më shumë.
Klasa e dytë, klasa e të shfrytëzuarve, për të shpetuar nga shtypja dhe shfrytëzimi, në dhjetor të vitit 1990, e udhëhequr nga Levizja  Demokratike, u ngrit kundër të shfrytëzuarve. Në rrugë e sipër kjo Levizje, për t`iu përshtatur gjithnjë e më shumë kërkesave progresiste, po shnderrohej drejt një Partie Demokratike, së ciles në kundërshtim me PS, i mungonte berthama organizative, që nese tek PS-ja ishin të afërmit e dëshmorëve ,veteranët dhe të afërmit e tyre, të shkolluarit e diktaturës, tek Partia Demokratike, duhet të ishin të përsekutuarit. Diktatura te i ashtuquajturi njeriu i ri, kultivoi vese. Ajo e shndërroi atë në spiun, hajdut e të pafe, i mohoi pronën, e izoloi nga bota e qyteteruar, për ta shtypur e shfrytëzuar më lehtë. Në  këto kushte, populli u ngrit në protesta për ta rrëzuar Diktaturën por kur pandehu se shpetoi nga kjo mortajë, e kuptoi se kishte gabuar, se bisha komuniste, e cila kishte lëshuar rrënjë shumëvjeçare, si farë e keqe rritet shumë, pa e punuar e jo më kur punhet. Ajo vetem kishte ndryshuar gunën, kishte veshur lëkurën e dhelprës, por ishte po ajo kuçedër e dikurshme, që priste momentin e përshtatshëm për t`u rikthyer në pushtet. Kështu vepruan edhe në vitin 1997, kur e morën pushtetin dhe e mbajtën me forcë për 8 vjet.
Forcat e djathta në vitin 2005 erdhën në pushte me votë të lirë pluraliste, me moton “tolerancë zero” ndaj mafias, dhe me punë, në katër vite ia ndërruan pamjen vendit, bënë shumë investime në rrugë, spitale e shkolla, krijuan zona industriale, dyfishuan rrogat e pensionet dhe kryen ndryshime akoma më të rëndësishme në aspektin politik. Vendi u vizitua nga shumë personalitete botërore, ku veçohet vizita e Presidentit te SHBA-se z.Xhorxh Bush, Shqipëria u pranua në NATO, vendi nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit në BE, dhe u përfshi në rrethin e fundit të reformave drejt integrimit të plotë në Union.
Kam dëgjuar shumë analistë duke u hequr si teoricienë me dashje ose nga padija e akuzojnë Partinë Demokratike, se po ngatërron programin e saj djathtist, duke u mëshuar  masave sociale si të ishte parti majtiste... Por ata harrojnë se Partia Demokratike lindi si nevojë e shtresave të shfrytëzuara për 50 vjet barbarisht nga diktatura komuniste, duke ndryshuar nga Partia Socialiste e sotme, që përfaqëson shtresat më të pasura e të privilegjuara, e cila për fasadë ka një program majtist që u vu re më mirë se kurrë gjatë tetë vjetëve të qeverisjes së tyre ku triumfoi mafia. Në zgjedhjet e këtij viti, Partia Demokratike afroi gjithnjë e më tepër elektoratin e vet, duke synuar te shkojë tek baza e marsit 1992. E merita kryesore i takon Lidershipit të saj, Doktor-Profesor z.Sali Berisha, i cili u bë i besueshëm jo vetëm për veprat e realizuara në katër vitet e qeverisjes, 2005-2009, por edhe për programin ambicioz elektoral, si në fushën ekonomike ashtu dhe në fushën politike.
Mbështetur në idete që shpalosa, për katër vitet e ardhshme mendoj se elektorati i PS, që përbehet nga nostalgjikët e Diktaturës Komuniste e pasardhesit e tyre, do te vije duke u zvogëluar, meqë të rinjtë do e kuptojnë gjithnjë e më shumë se sa e gabuar ka qenë rruga e ndjekur nga paraardhësit e tyre, ndërsa kundërshtarët e Diktaturës Komuniste do të mbështesin gjithnjë e më fort Partinë Demokratike, si strumbullarin e forcave të djathta duke e rritur ndjeshëm elektoratin e djathtë, ndoshta edhe drejt shifrave 65-70 %.
 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›