E Diel, 1 Nëntor 2026

Letrat anonime tmerrojne nxenesit meksikane

Letrat kercenuese anonime per rrembimin e femijeve jane shperndare rreth shkollave ne qytetin meksikan Ciudad Juarez. Personat qe kane shperndare letrat kerkojne nga mesuesit t’u paguajne shperblimet qe marrin ne fund te vitit.

Deri tani nuk eshte bere asnje arrestim, por dyshohet se kercenimet vijne nga kartelet e droges. Qyteti, qe ndodhet ne kufi me SAHBA-ne, njihet per nivelin e larte te vrasjeve, 1400 ne vit.

Letra te tilla disa kohe me pare u gjeten ne oborret e shkollave, ku kerkoheshin para nga stafi dhe mesuesit kercenoheshin bashke me nxenesit me rrembim, nese nuk do te paguanin. Letrat anonime perkojne me shperblimet e fundvitit qe marrin mesuesit per Krishtlindje.

Shume prinder kane larguar femijet nga shkolla, nga frika e rrembimeve. Te njejten situate po kalon edhe sherbimi shendetesor ne qytet, ku mjeket kercenohen me rrembim dhe vrasje.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›