E Shtunë, 31 Tetor 2026

OPEC ul prodhimin, pret te rritet cmimi

Para 27 ministrave te vendeve prodhuese dhe konsumatore dhe drejtuesve te 15 shoqerive te mbledhura ne Londer per takimin per energjine, kryeministri britanik Gordon Brown theksoi se lekundjet e ashpra te cmimit te naftes shkaterrojne ekonomine globale.

Duke bere llogari tamam si nje kompjuter, kreu britanik theksoi se ne 12 muajt e fundit fucite kane patur nje lekundje cmimi nga 60 ne 147, pastaj serish ne 40 dollare dhe kjo i ka kushtuar ekonomise 150 miliarde dollare.

Rreziku tani eshte eshte se investimet ne industrine e naftes dhe ne sektoret e tjere energjitike rrezikojne bllokimin dhe se kapaciteti per te prodhuar energji te ulet, pikerisht kur te kete kerkesa.

Sipas Brown, ky skenar do t'i kushtoje te gjitheve 1.3 trilione ne vit brenda vitit 2030, ndaj per te ndaluar kete duhet nje marreveshje mes prodhuesve dhe konsumatoreve.

Pas ketij fjalimi qe pershendetet nga pjesemarresit eshte sekretari i pergjithshem i OPEC, i cili duhet folur per BBC-ne, deklaroi se Brown eshte shume konfuz per kete ceshtje.

Abdalla Salem El-Badri thekson se Mbreteria e Bashkuar ka fituar me shume se te gjitha vendet nga rritja e cmimit, sepse taksat mbi naften atje jane me te lartat ne te gjithe Evropen.

Me pas presidenti i OPEC,  Chakib Khelil njofton se do te vazhdohet te ulet prodhimi i karburantit deri sa cmimi te stabilizohet.  



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›