E Shtunë, 31 Tetor 2026

Levan, shembje nga reshjet

Nje shtepi thuajse eshte shembur ndersa nje trajler eshte permbysur, si pasoje e shkarjes se tokes, ne afersi te qytezes se Levanit.
Reshjet e shumta te shiut qe rane gjate nates e mbremshme, kane shkaktuar shkarje masive te dheut ne aksin kombetar Fier -Vlore. Familja Boova, qe banon ne hyrje te Levanit, ka perjetuar gjate nates panikun e shembjes se shtepise, e cila eshte ndertuar ne nje koder. Shkeputja e masivit te dheut ka rrezikuar shembjen e shtepise se tyre. Si pasoje e shkarjes eshte rrezuar muri prej betoni, i cili sherbente si prite per te mbajtur dheun. Shkarja e dheut ka sjelle edhe rrezimin e pemeve ne rruge, te cilat kane rrezikuar jeten e drejtuesve te automjeteve. Nje trajler i ngarkuar me miell, qe po udhetonte ne drejtim te Vlores, ka devijuar nga rruga dhe eshte permbysur per t'iu shmangur shkarjes se dheut. Nderhyrja e policise rrugore ka sjelle zhbllokimin e e qarkullimit rrugor, i cili per disa ore ka funksionuar vetem me nje kalim.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›