E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta-Ramës: Hiq dorë nga kërkesa për kutitë

“Natyrisht ne na vjen keq që ka një bojkot të pajustifikuar të opozitës, ashtu sikurse kemi besim se kjo çështje do të zgjidhet për arsye se qeveria dhe maxhoranca kanë qenë dhe janë të hapura që të ofrojnë të gjitha mundësitë opozitës që të luajë rolin e saj në parlament, që të çojë përpara të gjithë pretendimet e saj . E vetmja gjë që ne nuk mund të bëjmë është të dalim mbi vendimin e gjykatave” , tha Meta për mediat sllovene.  Ai ka kërkuar nga Rama që të heqë dorë nga hapja e kutive, pasi një kërkesë e tillë sipas Metës, do të shkelte vendimet e gjykatave. “Ne besojmë në një ndërgjegjësim më të madh të lidershpit të opozitës, sepse një shtet ku nuk respektohet pavarësia e gjykatave , nuk mund të quhet një shtet demokratik dhe aq më tepër një shtet i cili ecën seriozisht në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha më tej shefi i diplomacisë shqipëtare.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›